INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëri U21-Greqi U21 ndahen në

Shqipëri U21-Greqi U21 ndahen në "paqe"

Publikuar më: 21:22 24-03-2016

Ka përfunduar  me rrjeta të paprekura ndeshja në “Elbasan Arena” mes Shqipërisë U21 dhe Greqisë U21. Takimi i vlefshëm për kualifikueset e “Euro 2017” u mbyll me rezultatin 0-0. Grekët ishin më të rrezikshëm në rastet e krijuara por janë ndalur nga heroi kuqezi në këtë ndeshje, Thomas Strakosha. Gardiani i portës sonë ishte lojtari më i mire i ndeshjes pasi me pritjet e tij i dha një pikë ekipit të Jupit, që la shumë për të dëshiruar në repartin e sulmit.

Shqipëri U21 – Greqi U21 0-0

Shqipëri U21:Strakosha, Lulaj, Rrahmani, Prenga, Hoxhallari, Bare, Laçi, Çekiçi, Rashica, Latifi, Manaj. Trajner: Redi Jupi

Greqi U21:Barkas, Mygas, Risvanis, Goutas, Siopis, Mavrias, Chiarisis, Ioannidas, Kouluris, Donis, Giannopulos.  Trajner: Antonis Nikopolidis

Kombëtarja jonë U21 rënditet e dyta në grup, 9 pikë larg nga kryesuesit e Portugalisë. Ndeshja e rradhës do të jetë ajo kundër Hungarisë U21 me 28 mars në Elbasan Arena.  

Article Logic
Execution time: 0.00360107421875