INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kuqezinjtë U-21 “të skuqur” mposhten në minutën e fundit nga Greqia [VIDEO]

Kuqezinjtë U-21 “të skuqur” mposhten në minutën e fundit nga Greqia [VIDEO]

Publikuar më: 19:14 02-09-2016

Të pafat kuqezinjtë e vegjël U-21, të cilët janë mposhtur me rezultatin 2-1 në minutën e fundit nga moshatarët e tyre grek në Athinë, në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian. Djemtë e drejtuar nga Redi Jupi kaluan të parët në avantazh me anë të Latifit në minutën e 22-të të pjesës së parë, por një penallti e realizuar nga Ioannidis dhe e shkaktuar nga mbrojtësi Silvestër Shkalla, i cili u largua me karton të kuq, ndryshoi rrjedhën e lojës. Kur mendohej se ndeshja po përfundonte me shifrat 1-1, Tsialianidis shënoi në minutën e 90-të duke i shkaktuar humbjen Shqipërisë U-21.

Kuqezinjtë mbeten në kuotën e 12 pikëve pas 9 ndeshjeve, ndërsa kanë edhe një ndeshje të fundit për të luajtur, kundër Izraelit, i cili është një prej rivalëve për vendin e dytë në grup.

Article Logic
Execution time: 0.0051770210266113