INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndeshja Brazil – Uruguai luhet për një hamburger

Ndeshja Brazil – Uruguai luhet për një hamburger

Publikuar më: 21:49 24-03-2016

Yjet e Barcelonës Neymar dhe Suarez luajnë për të njëjtin qëllim kur veshin fanellën e Barcelona-s, por nesër në Recife të Brazilit ata do jenë kundërshtarë. Nuk do të luhet vetëm për fitoren, por edhe për një hamburger.  Fituesi i ndeshjes Brazil kundër Uruguai krahas gëzimit për fitoren do të ketë një gëzim të dyfishtë… një hamburger.

Basti që kanë vënë Neymar dhe Suarez kundër njëri-tjetrit, do t’i shtojë ndeshjes së vlefshme për kualifikimin në Rusi 2018 pak më shumë piper se zakonisht, siç e thotë vetë sulmuesi uruguaian: “Kam vënë një bast me Neymar. Kush fiton ndeshjen merr një hamburger.” Kjo do të jetë ndeshja e parë e Suarez pas kafshimit të famshëm që i bëri Giorgio Chiellini-t gjatë botërorit të fundit në Brazil.

Article Logic
Execution time: 0.0016458034515381