INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
M’Gladbach shet Xhakën për 43 milionë euro

M’Gladbach shet Xhakën për 43 milionë euro

Publikuar më: 10:57 25-03-2016

Arsene Wenger është takuar me babain e Granit Xhakës dhe i ka shprehur gatishmërinë për ta transferuar mesfushorin e Borussia Monchengladbach.

Granit Xhaka është gjithnjë e më afër largimit nga Borussia Monchengladbach.

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger është takuar me babanë e tij, duke ia shprehur gatishmërinë për transferimin e mesfushorit kosovar.

“Sky Sport News HD” ka njoftuar se wenger është i gatshëm të paguajë 43 milionë euro për blerjen e Xhakës.

Xhaka kërkohet edhe nga disa klube të tjera të mëdha evropiane përfshirë Liverpoolin dhe Bayern Munichun.

Article Logic
Execution time: 0.0035080909729004