Në një intervistë ekskluzive, ndryshe nga herët e tjera, Shpëtim Idrizi rrëfen për IN Tv për familjen, pasionet dhe angazhimin e tij politik. Për herë të parë Shpëtim Idrizi thotë, se ditët e tij në politikë kanë nisur numërimin mbrapsht, duke paralajmëruar kështu largimin nga angazhimi politik.
Shpëtim Idrizi:
“Sikur unë të kisha mundësi të realizoja kauzat e mia, pra të arrija në përfundimin që do doja, do isha i bindur në çdo sekondë që do hiqja dorë nga ky profesion”.
Me bashkëshorten është njohur 27 vite më parë, në bankat e universitetit. Por, edhe pse ka që prej vitit 2009, që është pjesë e Parlamentit Shqiptar, duket se kjo nuk ka qenë dëshira e bashkëshortes.
Shpëtim Idrizi:
“Padyshim që djen, suporton të gjithë atë presionin dhe besoj që nuk i kam dhënë shumë kënaqësi, duke u marrë me politikë”.
Ndërsa është një nga personat që po e ndihmon gjatë gjithë kohës në këtë fushatë elektorale, djali i madh i tij, Shpëtim Idrizi rrëfen se dëshira e tij si baba është që ai mos merret me politikë dhe sport.
Shpëtim Idrizi:
“I kam thënë të lutem vetëm futbollist mos u bëj dhe politikan! Janë dy profesione që i kam bërë vet dhe kam vuajtur shumë”.
Të dielën PDIU kërkon votat e qytetarëve, ndërsa në fletën e votimit është e renditur e 13-a, por a i druhet Idrizi tersit?
Shpëtim Idrizi:
“Të gjithë ditët janë të Zotit. Zoti e ka krijuar të gjithë gjithësinë, çdo gjë në funksion të njeriut dhe në të mirë të njeriut dhe na ka sjellë avantazhin e parë, që është një numër që mbahet mend dhe jam i bindur që do e thyejmë këtë tabu”.








10 Dec 2025 





