INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Deputetët turistë” në Shqipëri. 70% e tyre jetojnë në Tiranë

“Deputetët turistë” në Shqipëri. 70% e tyre jetojnë në Tiranë

Publikuar më: 16:47 09-08-2017

Duket se deputetët shqiptarë janë turistë në zonën që ata kanë marrë mandatin e deputetit. Në një vëzhgim të institutit të studimeve politike, i drejtuar nga Afrim Krasniqi bëhen publike shifrat e deputetëve të cilët jetojnë realisht në zonën që ata përfaqësojnë. E shifra duket shumë e ulët. Nga studimi del se vetëm 30 % e deputetëve janë banorë në qarqet e tjera të vendit.
Afrim Krasniqi:
70% e deputetëve banojnë në Tiranë, 64 deputetë të zgjedhur në qarqe të tjera banojnë në Tiranë. Pra, Tirana përfaqëson 70% të parlamentit, edhe pse në sistemin tonë të votimit Tirana si qytet (jo si qark) përfaqëson vetëm 14% të totalit të mandateve parlamentare në Kuvend....140 deputetët banojnë në vetëm 17 nga 61 bashki, pra në vetëm 27% të njësive vendore të Republikës së Shqipërisë....
Kjo situatë e bën më të vështirë edhe komunikimin e vazhdueshëm të parlamentarëve me elektoratin e tyre thotë në studimin e tij Afrim Krasniqi.
Afrim Krasniqi:
“A mund të ketë lidhje e llogaridhënie midis deputetëve turistë, që banojnë në Tiranë dhe që në rastin më të mirë kalojnë fundjavën në zonën e tyre elektorale, apo midis deputetëve që jetojnë në kushte, rrethana, mjedis e komoditet shumë më të lartë e më të mirë sesa banorët e zonës së tyre elektorale...???
Kjo pyetje duhet të marrë përgjigje në fakt nga vetë liderit politik që kanë zgjedhur për deputet të zonave pikërisht ata që nuk jetojnë në këto qytete.

Article Logic
Execution time: 0.0041420459747314