INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rikthehet pas shumë vitesh me dy libra me poezi, gazetari i njohur Adriatik Dosti [VIDEO]

Rikthehet pas shumë vitesh me dy libra me poezi, gazetari i njohur Adriatik Dosti [VIDEO]

Publikuar më: 17:24 09-08-2017

Rikthehet pas shumë vitesh në atdhe me një dhuratë për të gjithë shqiptarët, ish gazetari i sportit dhe publicisti Adriatik Dosti.
Këto dy libra me poezi i shtohen së fundmi titujve në stendat e librarive për të gjithë të lexuesit dhe te apasionuarit e këtij zhanri letrar.
Adriatik Dosti njihet si një nga gazetarët më të mirët të sportit, por lidhjen e tij me poezinë shumë pak persona e dinë....

"Ata që janë të profilizuar në një lloj gazetarie siç kam qene unë në gazetarinë sportive, nuk duhet te shkruajmë poezi, duket një tabu, por gjithë jetën time, e trashëguar dhe nga fisi im, poezia ka fjetur gjithmonë brenda meje" shprehet Dosti

"Ndjej dhimbje për ty Tiranë" është një nga poezitë që tërhoqi me shume vëmendjen dhe u komentua gjatë si një krijim me përmbajtje raciste. Dosti sqaron kuptimin e vërtetë të saj.

" Në disa nga vargjet e mija thuhet se Tiranët e prishën sqeparakët, ata që erdhën me sqeparë në dorë, është e vërtet se ishin ata që ndërtuan shkatërruan, unë nuk kam dashur ti fyej por ti ndërgjegjësoj, nëse dikush e ka keqkuptuar kam kurajën civile dhe qytetarë tiu kërkojë ndjesë por poezia është një fishkullim ndaj atyre që shkatërruan Tiranën dhe jo racizëm ndaj atyre që erdhën të jetojnë në Tiranë" deklaron Dosti 

Por krijimtaria e gazetarit nuk mbyllet me kaq. Ai premton se së shpejti do sjelle
dhe një libër mbi politikën shqiptarë.

"Do ngjalli debate është libër që kam në dorë që është "Dritëhijet shqiptare", është një libër që i kushtohet periudhës pas '90 dhe më pas për të gjithë atë rrokat politike që unë e quaj totalisht negative" shprehet Dosti

 

Article Logic
Execution time: 0.0038712024688721