INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpërthimi i bombulës në Vlorë shkatërroi shtëpinë

Shpërthimi i bombulës në Vlorë shkatërroi shtëpinë

Publikuar më: 14:13 26-02-2019

Një bombul gazi ka shpërthyer mëngjesin e kësaj të marte, duke shkatërruar pothuajse një shtëpi në lagjen 1 Maji të Vlorës. Ngjarja u regjistrua rreth orës 07:50 minuta të mëngjesit, kohë kur tre nga 5 anëtarët e familjes ndodheshin brenda saj.

Si pasojë e shpërthimit, gjyshja rreth 70 vjeçe ka mbetur e plagosur lehtë. Shpërthimi ka qenë i fuqishëm dhe dëmet materiale kanë qenë të konsiderueshme. Ekspertët ndërkohë po punojnë për të sqaruar shkaqet e shpërthimit. Dyshimet janë se bombola mund të jetë harruar hapur, ose mund të këtë krijuar rrjedhje për shkak të ndonjë defekti.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0035228729248047