INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Mjekët bëjnë apel: Check-up funksionon, kemi evidentuar tumoret dhe sëmundje të rralla [VIDEO]

KafeIN/Mjekët bëjnë apel: Check-up funksionon, kemi evidentuar tumoret dhe sëmundje të rralla [VIDEO]

Publikuar më: 14:02 26-02-2019

Mjekët e familjes e vlerësojnë kontrollin bazë mjekësor si mjaft të rëndësishëm për të parandaluar në kohë sëmundjet që mund të prekin shëndetin.
Drejtoresha e qendrës shëndetësore nr.3 në Tiranë, mjekja Bruna Shiroka ishte e ftuar në emisionin "KafeIN" me moderatorin Flavio Qarri, ku tha se ndryshe nga perceptimi që u krijua në fillim të nisjes së programit të Check-up, ai është tashmë një kontroll rutinë që kryhet nga të gjitha grupmoshat.
“Crregullimet e metabolizmit nga yndyrnat tek moshat e reja, rritja e vlerave të tyre përtej limiteve është sëmundshmëria më e spikatur nga analizat e check-up që shtojnë rriskun e sëmundjeve kardiovaskulare”, tha mjekja Shiroka.
Po ashtu dhe diabeti, që sipas mjekes, është evidentuar më shumë nga kontrollet e check-up, tek personat e shëndetshëm që nuk kanë pasur asnjëherë probleme.
Mjekja theksoi se nga analizat janë pikasur dhe sëmundjet e rënda të tumorit apo sëmundje të rralla gjenetike, ndaj ky kontroll ja vlen të bëhet.
Ndiqni intervistën e zgjeruar në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0029599666595459