INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpërthen bombula, plagoset rëndë 7 vjeçarja

Shpërthen bombula, plagoset rëndë 7 vjeçarja

Publikuar më: 16:25 11-08-2017

Një bombol gazi ka shpërthyer brenda një banese në Tepele, duke lënë pas një të mitur të lënduar. Sipas të dhënave të policisë, një vajzë e mitur vetëm 7vjeçe është plagosur si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi. Mësohet se ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në fshatin Zhapokike të Tepelenës.
Njoftimi nga Komisariati i Policisë Tepelenë:
“Më datë 10.08.2017, në fshatin Zhapokikë, në banesën e shtetasit A.C, vjeç 35, ka rënë zjarr si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi nga ku ka marrë djegie të lehta në trup një e mitur, vjeç 7, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, si dhe janë djegur disa pajisje shtëpiake. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për ngjarje aksidentale”.

Article Logic
Execution time: 0.0039010047912598