INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpërthim tritoli në Fushë-Krujë/ Policia tregon detajet

Shpërthim tritoli në Fushë-Krujë/ Policia tregon detajet

Publikuar më: 06:55 08-04-2019

Një shpërthim tritoli ka ndodhur në Fushë-Krujë, në orët e vonë të mbrëmjes së 07 Prillit. Sipas raportimeve tritoli i është vënë një makine në periferi të qytetit.

Sipas Policisë së Shtetit, tritoli i është venë makinës së shtetasit, V.X., 63 vjeç, banues në qytetin e Fushë-Krujës.

Reagimi i Policisë:

Më datë 07.04.2019, rreth orës 21:40, në lagjen Delvina, Fushë Krujë, automjetit në pronësi të shtetasit V.X.,63 vjeç ,banues në Fushë Krujë, dyshohet ti jetë vendosur një sasi e vogël lëndë plasese, ku si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale .Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Article Logic
Execution time: 0.0035300254821777