INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tritol shtyllës së tensionit të lartë, shoqërohen në polici disa persona në Fushë Krujë

Tritol shtyllës së tensionit të lartë, shoqërohen në polici disa persona në Fushë Krujë

Publikuar më: 12:17 08-01-2019

Një ditë pasi shtyllës së tensionit të lartë Tiranë-Podgoricë ju vendos tritol dhe u dëmtua njëra nga këmbët e saj, policia e Fushë Krujës jep të dhëna mbi personat e ndaluar. Mësohet se Policia e Krujës shoqëron disa persona për vendosjen e tritolit në shtyllën e tensionit të lartë në Fushë Krujë. Por pavarësisht shoqërimeve, uniformat blu nuk kanë ende një të dyshuar konkret për ngjarjen pasi ngjarja ka ndodhur në një zonë malore dhe nuk ka dëshmitarë okular. Ngjarja u raportua paraditen e 7 janarit. Eksplozivi ishte vendosur në këmbën e një shtylle 400 kv të linjës së tensionit të lartë.

Shtylla e dëmtuar me nr 58 ndodhej në Fushë Krujë. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë informoi se nga shpërthimi ishte dëmtuar një nga këmbët e shtyllës dhe fatmirësisht jo e tëra, çka do sillte pasoja të mëdha në furnizimin me energji.

Skuadra e OST arriti të riparonte shtyllën gjatë pasdites së djeshme.

Article Logic
Execution time: 0.0039608478546143