INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rikthehen shpërthimet me tritol. Një shtyllë e tensionit të lartë hidhet në erë [FOTO]

Rikthehen shpërthimet me tritol. Një shtyllë e tensionit të lartë hidhet në erë [FOTO]

Publikuar më: 12:12 07-01-2019

Rikthehen shpërthimet me tritol në vend. Një shtyllë e tensionit të lartë Tiranë2- Podgoricë është hedhur në erë paraditen e sotme. 

Nga informacionet e para mësohet se eksplozivi është vendosur në shtyllën 400 kv të linjës së tensionit të lartë.
Shtylla e dëmtuar është me numër 58 dhe ndodhet në Fushë Krujë.
Ngjarja e rëndë ka alarmuar autoritetet, të cilat kanë nisur hetimet e menjëhershme. Kjo nuk është hera e parë që një shtylle të tensionit të lartë i vihet lëndë eksplozivi. Edhe dy vite më parë ishin pikërisht shtyllat e tensionit të lartë në objektivin e eksponentëve kriminale.

shtylla_tritol.png

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0034439563751221