INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpërthim i fortë tek Komuna e Parisit, banorët në panik...

Shpërthim i fortë tek Komuna e Parisit, banorët në panik...

Publikuar më: 09:00 26-07-2019

Një shpërthim ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e 'Komunës së Parisit' në Tiranë.

Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në një lokal të zonës.

Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar por vetëm dëme materiale.

Nuk dihen ende detajet dhe rrethanate kësaj ngjarje, ndërkohë autoritetet po punojnë për zbardhjen e tyre.

Policia Tiranë/ Informacion paraprak

Më datë 26.07.2019 në orët e para të mëngjesit, në rrugën ‘Komuna e Parisit’, në pjesën e derës së një lokali, ka shpërthyer një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Shërbimet e policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Article Logic
Execution time: 0.0027461051940918