INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Shpërthen” Kryemadhi: Në qershor ka revolucion, do të rrëzojmë Edi Ramën

“Shpërthen” Kryemadhi: Në qershor ka revolucion, do të rrëzojmë Edi Ramën

Publikuar më: 12:29 20-01-2019

Mundësia për realizimin e zgjedhjeve parlamentare së bashku me zgjedhjet lokale të 30 qershorit është theksuar sërish sot në një takim me strukturat e LSI në Skrapar, nga Monika Kryemadhi.

Kryetarja eLSI-së ripërsëriti kërkesën për një revolucion qytetar, me synimin për të rrëzuar nga posti kryeministrin Edi Rama, të cilit i renditi një listë të gjatë skandalesh.

“Kemi një datë të dekretuar për zgjedhje lokale, por ajo datë nuk do jetë vetëm për zgjedhje lokale, do jetë dhe për zgjedhje të përgjithshme, pasi shqiptarët nuk mund të qeverisen nga një qeveri e korruptuar, e cila ka grabitur mandatet në parlament dhe i ka të blera”, tha kryetarja e LSI.

Duke theksuar se sfida e shqiptarëve është të rrëzojnë Ramën, Kryemadhi bëri me dje se nga Brukseli “po dëgjojmë një rrufe në qiell të hapur”.

“Dëgjojmë se si komisioneri Hahn shprehet se Rama ka mbajtur peng reformat. Kudo që shkel, dëgjoj se edhe socialistë të ndershëm që janë të mërzitur me Rilindjen. Kur nuk ka socialist të ndershëm që suporton këtë njeri, tani duhet thënë se kushtet janë pjekur. Do të dalim në rrugë dhe do ta rrëzojmë Edi Ramën”, deklaroi Kryemadhi.

Article Logic
Execution time: 0.0033221244812012