INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryemadhi: Bëhuni gati për revolucion, revolta, koncerte…

Kryemadhi: Bëhuni gati për revolucion, revolta, koncerte…

Publikuar më: 13:28 18-01-2019

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, në një takim me zhvilluar me strukturat e partisë së saj, u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të ngrihen në protestë.

Kryemadhi deklaroi se në vend mbizotëron krimi dhe korrupsioni dhe për të shembur këtë sistem, duhet rrëzimi i qeverisë.

“Jemi të vendosur më shumë se kurrë për të ardhmen e fëmijëve të shqiptarëve. Jemi të vendosur për të kthyer Shqipërinë në shtëpinë e shqiptarëve. Do e vendosim aksionin politik aty ku duhet dhe t’u kthejmë dinjitetin shqiptarëve.

Dua që të bëj një sqarim të thjeshtë për sa i përket anëtarëve të komiteti drejtues nga qarqe jashtë Tiranës, nuk ka më pritje, bëhuni gati për revolucion, protesta, revolta koncerte, çfarë të doni ju. Nuk ka më kohë për të pritur.
Kush ka dëshirë që të ketë një punë të paguar për punën që bën, kush ka dëshirë që të ketë një drejtësi të barabartë, kush ka dëshirë që të ketë një shtet që t’i mbrojë, të dalë në rrugë dhe të protestojë”, tha ndër të tjera kryetarja e LSI-së.

Article Logic
Execution time: 0.0039608478546143