INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Shpërndarja e librit shkollor! IN Tv zbulon se edhe këtë vit nuk nisi në kohë...[VIDEO]

Publikuar më: 15:53 25-08-2017

Prindër, gjyshër dhe nxënës hyjnë nëpër shkolla apo në libraritë e përcaktuara për shitjen  e librit shkollor, por dalin duarbosh. Sot edhe pse Ministria e Arsimit, kishte njoftuar se do të niste shpërndarja e librit shkollor kjo nuk ka ndodhur dhe shumë prindër kanë shtyrë punët e tyre dhe kjo mungesë korrektese thonë ata i ka dëmtuar në aktivitete e tjera, pasi duhet të vijnë ditën e hënë sërisht.

Disa gjyshër u janë drejtuar dhe librarive, por ato kanë qënë të mbyllura dhe kanë vendosur njoftimin se kur do nisë shpërndarja në xham. E data shënon 28 gusht pra ditën e hënë.

IN Tv mësoi nga një prej shitësve të librave se ata kanë tërhequr vetëm një pjesë ndaj dhe kanë vendosur që ti shesin kur ti kenë të gjitha. Burime të IN News pranë shtëpive botuese të librit shkollor thonë se shpërndarja drejt librarive apo shkollave po bëhet sipas një grafiku. Fillimisht librat po i tërheqin shkollat e rretheve e më pas ato në Tiranë.

Article Logic
Execution time: 0.0020780563354492