INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qafë-Thanë, ishte i dënuar me 4 vite burg, arrestohet 54- vjeçari

Qafë-Thanë, ishte i dënuar me 4 vite burg, arrestohet 54- vjeçari

Publikuar më: 11:27 25-08-2017

Një 54- vjeçar i dënuar me 4 vite burg për  “Trafikim të mjeteve motorike” dhe “Falsifikim të dokumenteve”, është arrestuar ditën e djeshme në pikën kufitare të Qafë- Thanës.

Në pranga ka rënë Lilian Kaziu, banues në Fushë- Krujë.

Mësohet se 54- vjeçari ishte person i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër me katër vite burg.

Njoftimi i policisë:
Kapet një shtetas i dënuar me 4 vite burg për veprat penale: "Trafikimi i mjeteve motorike" dhe "Falsifikimi i dokumenteve".

Më datë 24.08.2017, shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë-Thanë, bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim:

Lilian Kaziu, 54 vjeç, banues në Fushë-Krujë.

Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër me vendim penal nr 1174 datë 15.12.2016, e ka dënuar këtë shtetas me 4 vite burg për veprat penale të lartpërmendura, të parashikuara nga nenet 141/a/1 dhe 186 të Kodit Penal

Article Logic
Execution time: 0.0038561820983887