INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Nxënësit pa tekste, del parashkimi i IN.TV. Reagon Ministria e Arsimit...[VIDEO]

Publikuar më: 16:13 05-09-2016

Pak ditë më parë IN.TV bëri një vëzhgim në lidhje me shpërndarjen e teksteve shkollore e u përball me mungesën e tyre. Pjesa më e madhe e librarive ku ato duhet të shpërndaheshin nuk kishin setin e plotë të tyre dhe për këtë arsye nuk kishin nisur shpërndarjen, pasi shumë nga librat ende nuk kanë pullën me logon e Ministrisë së Arsimit. Po e sot me sa duket situata është njëlloj edhe pse vetëm një javë na ndajnë nga nisja e vitit të ri shkollor. E pas kaosit nëpër librari dhe mungesës së informimit për prindërit dhe nxënësit, ka reaguar Ministria e Arsimit duke sqaruar se deri në nisje të shkollës librat shkollor do të shpërndahen.
Drejtoresha e arsimit parauniversitar, Zamira Gjini tha se tekste shkollore do të ketë për të gjithë nxënësit dhe deri të enjten botuesit, që kanë gati librat e printuara do të pajisen me pullat e sigurisë. Sipas saj kjo situatë vjen si pasojë e një problemi administrativ me pullat e sigurisë.
Kështu që gjithë nxënësit pritet të nisin të pajisen me libra vetëm dy ditë para nisjes së vitit shkollor. E parashikimi i In.Tv i në datën 1 shtator me sa duhet do të jetë fakt që, 13 shtatori rrezikon të gjejë një pjesë të madhe të nxënësve pa libra.

Article Logic
Execution time: 0.0037918090820312