INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpallen të ligjshme martesat gay, vendi i parë në…

Shpallen të ligjshme martesat gay, vendi i parë në…

Publikuar më: 10:09 17-05-2019

Legalizohen martesat mes të njëjtit seks. Tajvani bëhet vendi i parë në Azi ku parlamenti voton duke shpallur të ligjshme martesat mes të njëjtit seks.

Një vendim i tillë u prit me festime nga qindra persona të komunitetit LGBTI.

Në vitin 2017, Gjykata Kushtetuese vendosi që çiftet homoseksuale kanë të drejtën të lidhin martesë në mënyrë ligjore.

Janë paraqitur tri projektligje të ndryshme. Dy, të kërkuar nga konservatorët, synonin të kufizonin të drejtën për një "bashkim civil" ose një "marrëdhënie familjare". Këto janë hedhur poshtë, ndërsa ka kaluar drafti i qeverisë, i cili flet hapur për "martesë" dhe siguron disa të drejta të kufizuara për adoptim.

Vota, e cila konfirmon pozicionin e Tajvanit në ballë të të drejtave të homoseksualëve aziatikë, është një fitore për grupet e të drejtave LGBT që kanë protestuar për vite me radhë për të fituar të drejta të njëjta mbi martesën në krahasim me çiftet heteroseksuale.

Article Logic
Execution time: 0.0040750503540039