INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë mendojnë për martesat GAY Julian Deda e Ermal Mamaqi?

Çfarë mendojnë për martesat GAY Julian Deda e Ermal Mamaqi?

Publikuar më: 16:40 17-05-2016

Janë dy emrat më të dashur të humorit në Shqipëri, por sot ata japin mesazhe të forta për mbrojtjen e familjes. Nuk është e rastësishme kjo zgjedhje për Julian Dedën dhe Ermal Mamaqin. Është dita ndërkombëtare kundër homofobisë, por dy aktorët e humorit zgjedhin që të dalin hapur kundër martesave GAY.

Julian Deda:
“Unë jam kundër martesave të së njëjtës gjini. Ajo reklama ku një fëmijë rritet me dy nëna, promovon të panatyrshmen. Siç është e panatyrshme ndërhyrja në kodin e familjes. Dhe e dini pse, sepse ky kod është bërë natyrshëm për familjen tradicionale, e cila po kërcënohet përditë nga shfaqje të tilla. Unë nuk jam kundër, që çdokush të ketë familjen e tij, por do ishte mirë që familja të vazhdojë të jetë e shëndetshme, me role të ndara ku burri bën Babain dhe gruaja bën Nënën. Si mund të rritet një fëmijë me dy nëna? Mirë kjo, por akoma me e mundimshme dhe e sikletshme do ishte, që ky fëmije të rritej me dy baballarë, kjo nuk hahet as me vaj e as me uthull”.

Ermal Mamaqi:
“E keni parasysh atë momentin kur takohen çunat dhe puthen me faqe?
Sot është dita që nuk takoj asnjë shok. Njerëzit janë bërë shumë të ndjeshëm dhe ngatërrohen. Gëzuar miq. Unë dhe Pastori i Kishës time përsëri jemi kundra Martesave Gay.
‪#‎projetës‬ ‪#‎profamiljes‬ ‪#‎proshoqërisë‬ ‪#‎pro‬ dasëm burr me gru”.

Article Logic
Execution time: 0.0037791728973389