INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
LGBT - Në ditën kundër homofobisë, apel për të drejta të barabarta për familjet LGBT

LGBT - Në ditën kundër homofobisë, apel për të drejta të barabarta për familjet LGBT

Publikuar më: 16:38 17-05-2016

Përfaqësuesit e Ambasadës Pink dhe organizatave, që mbrojnë të drejtat e LGTB në Tiranë në ditën ndërkombëtare kundër homofobisë kanë mbajtur disa aktivitete dhe kanë shpërndarë e mesazhe.

Ata kanë bërë apel për respektimin e të drejtave të këtij komunitetit jo vetëm në sektorin, publik, por dhe në atë privat. Sipas tyre shumë të drejta të tyre shkelen si në arsim, punësim deri dhe në kontakte civile me njerëz të thjeshtë në rrugë.
Po ata kanë dhe një mesazh për politikanët. Sipas tyre slogan i këtij viti është ai për të drejta të barabarta për familjet LGBT. Që indirekt lë të kuptohet mjaft qartë, që persona të komunitet LGBT do kërkojnë fitimin e një të drejtë, që nuk e kanë në vendin tonë, atë të martesës me persona të të njëjtës gjini.

Aktivitetet e LGBT kanë nisur, që në datën 14 maj dhe kanë kulmuar këtë të martë me “Festivalin e Poezisë” dhe festën gala, në një nga lokalet në zonën e ish-bllokut.

Article Logic
Execution time: 0.0036780834197998