INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Shkurt e pat kjo lidhje”, Alvisa dhe Bashkimi “zhdukin” çdo gjurmë të njëri-tjetrit!

“Shkurt e pat kjo lidhje”, Alvisa dhe Bashkimi “zhdukin” çdo gjurmë të njëri-tjetrit!

Publikuar më: 14:29 02-02-2022

Teksa duket se gjërat po shkonin për mrekulli Bashkimi habiti të gjithë duke deklaruar ndarjen nga Alvisa.

Ish-konkurrentët e njohur dolën së bashku nga programi për të vazhduar njohjen jashtë, por historia zgjati shumë pak.

E akuzuar nga konkurrentët se ndarja ishte shkak se Alvisa kishte dikë tjetër në jetën e saj, ajo reagoi për herën e vetme në rrjete sociale duke mohuar akuzat e duke shprehur vlerësim të lartë për Bashkimin.

Tani që secili ka marrë drejtimin e vet, dyshja më nuk ndjekin njëri-tjetrin në rrjete sociale dhe kanë fshirë çdo fotografi që kishin së bashku.

Nuk dihet se si erdhi deri te ndarja por vetëm dy ditë para se të deklaronin ata shkëmbyen komente me njëri-tjetrin.

Së fundmi Alvisa ka publikuar një video ku nga ndjekësit u mor si dedikim për situatën e saj.

Ajo shihet në veturë teksa këndon këngën e re të Mozzik dhe Elvana Gjata dhe ndan pjesën “S’ka s’ka më dhimbje, pa ty një ditëlindje, shkurt e pat kjo lidhje, unë u ktheva në vendlindje.”

Article Logic
Execution time: 0.0038928985595703