Natën e mbrëmshme iu shqiptua dënimi Donaldit pas paralajmërimit se ka thyer rregullat gjatë vizitës së Mozzik brenda shtëpisë.
Ditë më parë reperi ishte i ftuar të këndonte për banorët por ai shprehu hapur përkrahjen për Donaldin duke thënë se ai meriton fitoren.
Kjo nuk u pëlqye aspak nga banorët që e diskutuan disa herë gjatë javës ndërsa produksioni dënoi Donaldin pasi futi brenda ambienteve të shtëpisë Mozzik.
Aktori shkoi direkt në nominim dhe nuk u largua nga votimi për finalistin e parë.
Kjo ka ngjallur reagimin e Mozzik, i cili është shprehur me fjalë të ashpëra kundër produksionit duke “bërtitur” sërish emrin e Donaldit si fitues dhe duke treguar se atje ishte për shokun e tij.