Einxhel në klip kishte thënë që Donaldi dhe vëllau i tij Romeo ishin bërë të njohur nga të dashurat e tyre, Bora Zemani dhe Jonida Maliqi.
Kjo deklaratë mërziti Donaldin dhe dyshja shpërthyen kundër njëri-tjetrit për mos korrektësi në punë gjatë një projekti që kishin pasur.
Mes tjerash Einxhel teksa akuzoi aktorin se nuk e kishte paguar për punën e saj ajo përmendi edhe emrin e Marjana Kondit duke thënë se as atë nuk e kanë paguar.
Ka qenë ndërhyrja e Arbanës dhe opinionistëve që ua ndaluan që në biseda të futen persona të famshëm nga jashtë.
Ndërkohë i shpejtë ishte reagimi i aktores së njohur Kondi.
Ajo përmes rrjeteve sociale tregoi se ka mbetur pa fjalë nga ky debat por nuk zbuloi nëse Einxhel kishte të drejtë në akuzat që hodhi kundrejt Donaldit.