INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkupi do të vizitohet në maj nga Papa Françesku

Shkupi do të vizitohet në maj nga Papa Françesku

Publikuar më: 09:36 25-04-2019

Papa Françeskun pritet të shkojë në Shkup më 7 maj. Kryeministri Zaev e ka pohuar lamin dhe tha se Maqedonia e Veriut ndihet e nderuar që do të presë ardhjen e njërit prej drejtuesve më të rëndësishëm shpirtëror botëror, i cili është shembull frymëzimi për miliona besimtarë dhe qytetarë në mbarë botën.

Sipas mediave maqedonase, autoritetet do të instalojnë 15 mijë vende në sheshin qëndror të Shkupit, aty ku papa Françesku do të mbajë meshën e shenjtë.
Kjo do të jetë hera e parë që një Papë do të vizitojë Maqedoninë e Veriut. Sipas analistëve, duke qenë se Shkupi është edhe vendlindja e shenjtores Nënë Tereza, kjo mund të jetë edhe një ndër arsyet që ka nxitur kreun e Selisë së Shenjtë të vizitojë Maqedoninë më 7 maj.

Article Logic
Execution time: 0.0040600299835205