INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
SHKRUMBOHET gjatë natës makina, ja DYSHIMET e para të policisë

SHKRUMBOHET gjatë natës makina, ja DYSHIMET e para të policisë

Publikuar më: 11:06 13-03-2019

Një makinë është shkrumbuar gjatë natës në qytetin e Durrësit. Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00 në lagjen Nr.4, ku automjeti në pronësi të shtetasit Sh.B, 32 vjeç, është djegur pjesërisht në pjesën e brendshme, shkruan Balkanweb.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërkohë grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 12.03.2019, rreth orës 20:00, në lagjen Nr 4 Durrës, automjeti në pronësi të shtetasit Sh.B., 32 vjeç, është djegur pjesërisht në pjesën e brendshme. Grupi Hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.”-njofton policia.

Article Logic
Execution time: 0.0036449432373047