INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkodër, ekzekutohet me armë zjarri një 53-vjeçar [ EMRI/ DYSHIMET E PARA]

Shkodër, ekzekutohet me armë zjarri një 53-vjeçar [ EMRI/ DYSHIMET E PARA]

Publikuar më: 09:04 10-08-2018

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shkodër ku një person është qëlluar për vdekje me armë zjarri tek ish-Poçeria në lagjen Kiras .

Policia bën me dije se ka mbetur i vrarë 53-vjeçari Fatbardh Lici i cili dyshohet se ishte në një lokal momentin kur është qëlluar.

Po ashtu në fshatin Dobraç është gjetur një makinë e djegur e cila dyshohet se është përdorë nga autorët e vrasjes.

Pista kryesore ku po hetohet për momentin është ajo e hakmarrjes.

Viktima ka qenë i dyshuar për përfshirjen në vrasjen e shtetasit Astrit Kurmemaj, ngjarje kjo e ndodhur në Mars të vitit 2011.

Njoftimi i policisë:

Shkodër

Informacion Paraprak

Me 10.08.2018 rreth orës 07:15 jemi njoftuar se në lagjen Guerile, Shkodër, është vrarë me armë zjarri shtetasi F. L. 53 vjeç, banues në lagjen Guerile Shkodër.

Menjëhere kanë shkuar forca të shumta të policisë dhe janë ngritur pika kontrolli ku po behet dhe krehja e zones për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve

Gjithashtu në fshatin Dobraç është gjetur duke u djegur një mjet tip Benz i cili dyshohet se ka lidhje me ngjarjen.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë se Rrethit Shkodër për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje

Article Logic
Execution time: 0.0039010047912598