INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkodër, Apeli liron 7 kuksianë. 4 të tjerë mbeten në burg

Shkodër, Apeli liron 7 kuksianë. 4 të tjerë mbeten në burg

Publikuar më: 15:14 20-04-2018

Gjykata e Apelit në Shkodër, ka liruar 7 kuksianët e arrestuar për protestën në “Rrugën e Kombit”.

Ndërsa 4 të tjerët mbeten ne burg.

Katër të arrestuar janë liruar pa kusht, ndërsa për 3 të tjerë është dhënë vendimi për “detyrim paraqitje”.

Prokuroria kërkoi lënien në fuqi të masës “arrest me burg” duke paraqitur prova të reja me pamje filmike. Ndërkohë, avokatët kërkuan lirimin e menjëhershëm të 11 personave, duke paraqitur prova filmike nga momenti i arrestimet.

Në Shkodër shkuan edhe deputetë të Partisë Demokratike, ndërsa policia kishte marrë masa të forta për mbarëvajtjen normale të kësaj seance.

 “Lironi kuksianët, arrestoni Tahirin!”, shkruhej në pankartat e protestuesve.

Ndërkohë, protestuesit kanë ndezur edhe tymuese pranë gjykatës.

Article Logic
Execution time: 0.0031390190124512