INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Apeli vendos, ti hiqet sekuestro e pasurisë Alfred Pezës

Apeli vendos, ti hiqet sekuestro e pasurisë Alfred Pezës

Publikuar më: 15:20 06-07-2017

Apeli i Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën e deputetit Alfred Peza dhe bashkëshortes së tij për heqjen e sekuestros për pasurinë 1 milionë euro.
Vendimi për heqjen e sekuestros është marrë në Gjykatën e Apelit pas padisë së depozituar nga çifti Peza.
Apeli sot ndryshoi vendimin e dhënë nga shkalla e parë që vendosi sekuestro në bazë të ligjit “Antimafia”, ndërkohe që sot ky vendim u rrëzua. Prej më shumë se 2 muaj pasuria në vlerën e 1 % të aksioneve pranë një bankë të nivelit të dytë e çiftit Peza u vu në sekuestro për llogari të hetimit të Prokurorisë.
Hetimet ndaj deputetit nisën pas publikimit në media të faktit që bashkëshortja e tij ka blerë aksione me vlerë 1.13 miliardë lekë në një bankë në nivelit të dytë në Tiranë, në mars të vitit të kaluar.

Article Logic
Execution time: 0.0036189556121826