INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shihni sa e lumtur duket Luana në ditëlindjen e të dashurit të saj, Krenarit [FOTO]

Shihni sa e lumtur duket Luana në ditëlindjen e të dashurit të saj, Krenarit [FOTO]

Publikuar më: 19:53 11-07-2017

Nëse ende kishit dyshime se Luana dhe Krenar Çoçaj nuk janë të dashur, pas këtyre fotove me siguri do të mendoni ndryshe.

Krenari ka festuar ditëlindjen ditën e djeshme dhe ka zgjedhur që këtë ditë të veçantë ta kalojë mes njerëzve të tij të rëndësishëm, ku sigurisht pjesë e tyre ka qenë dhe bukuroshja Luana Vjollca. Jo më larg se dje Luana “provokoi” me një foto në Instagram të dy gotave me vere ku thjesht shkruante “10.07.2017. Të gjithë e menduam që ka qenë ditëlindja e Krenarit shkaku i këtij postimi, por ajo nuk e konfirmoi një gjë të tillë. Mirëpo Magazina.al ka siguruar disa foto nga ditëlindja e Krenarit në të cilat Luana duket shumë e lumtur përkrah tij. Në ritmet e muzikës popullore, në shoqërinë e të dashurës së tij dhe njerëzve më të afërt, e me një tortë të një makine luksoze, kështu e ka kaluar Krenari ditëlindjen e tij.

Article Logic
Execution time: 0.0035080909729004