INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shfaqet Ballist Morina, u ndalua në Kroaci. Familjarët në panik…

Shfaqet Ballist Morina, u ndalua në Kroaci. Familjarët në panik…

Publikuar më: 16:04 12-06-2017

Ismail Morina, ideatori i flamurit “Autochthonous” që u ngrit në stadiumin serb është ndaluar nga policia e Kroacisë. Morina po tentonte të kalonte në kufirin mes Malit të Zi dhe Kroacisë kur është ndaluar nga autoritet. Mendohet se Morina kishte ardhur në Shqipëri më 5 Qershor pasi është ndarë nga jeta i ati dhe disa ditë më pas ishte nisur për tu kthyer në Itali ku ka edhe bashkëshorten dhe dy fëmijët. Mësohet se ai ka hyrë dhe ka dalë nga Shqipëria pa pasaportë, pasi dokumentet i janë mbajtur kur u arrestua rreth një vit më parë. Ndaj gjatë kësaj kohe ai ka udhëtuar në mënyrë klandestine.
Familjarët kërkojnë ndihmën e autoriteteve shqiptare që të ndërhyjnë tek policia kroate dhe malazeze për lirimin e Ismail Morinës, pasi ndaj tij ka edhe një urdhër-arresti serb. Nëse ekstradohet në Serbi, jeta e tij është e rrezikuar apeluan familjarët e Ismail Morinës.

Article Logic
Execution time: 0.0037720203399658