INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sherr mes tyre?! Nevina Shtylla tha se ai i ka bërë ''block'', reagon Eni Shehu: Më bëtë të...[FOTO]

Sherr mes tyre?! Nevina Shtylla tha se ai i ka bërë ''block'', reagon Eni Shehu: Më bëtë të...[FOTO]

Publikuar më: 17:54 02-11-2018

Nevina Shtylla dhe Eni Shehu kanë qenë bashkë për një sezon të tërë në emisionin "Jo vetëm modë", ku Nevina ishte moderatore dhe Eni kryeredaktor, mirëpo mesa duket ata nuk i kanë ndarë rrugët ashtu siç duket. Të paktën kështu është krijuar klima në rrjetet sociale pas një deklarate të fundit të Nevinës për “Pop Culture”.

Nevina pyetet nga pse nuk e ndjek Enin në Instagram dhe moderatorja tha: "Më ka bërë bllok".

Mirëpo lidhur me këtë deklaratë ka folur gazetari Eni Shehu për bordo.al i cili u shpreh:

“Me Nevinën nuk kemi ndarë kurrë momente shoqërore . Kemi bashkëpunuar dhe kemi qenë kolegë korrektë, por miqtë secili i zgjedh sipas dëshirës, edhe në rrjetet sociale. Bllok? Ç’të të them, nuk kam asnjë arsye për t’i bërë bllok, jo Nevinës por askujt, nuk e përdor fare si opsion. Mund ta kem shtypur dhe padashje (Qesh) se më bëtë të kontrolloj instagramin tani”.

ENNI.png

Article Logic
Execution time: 0.0045650005340576