INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sherr mes tyre?! Bora Zemani vendos pikat mbi 'i' për raportet me Olsa Muhametin: Çfarë nuk kemi kaluar…

Sherr mes tyre?! Bora Zemani vendos pikat mbi 'i' për raportet me Olsa Muhametin: Çfarë nuk kemi kaluar…

Publikuar më: 17:28 22-08-2022

Kohëve të fundit ka patur shumë zëra lidhur me raportet mes Bora Zemanit dhe Olsa Muhametit. Të shumta kanë qenë aludimet se marrëdhënia e tyre është krisur dhe nuk është më si më parë. Megjithatë, postimi i fundit i moderatores i tha të gjitha.

Olsa feston sot ditëlindjen dhe sigurisht nuk ka munguar një urim nga Bora e cila shkruan: “Edhe 100 vite të bukura për këtë vajzën këtu me të cilën çfarë nuk kemi kaluar e përballuar! Të dua Olsa Muhameti”.

Teksa e ka rishpërndarë postimin Olsa shton: “Dhe na kanë bërë më të forta!” Kështu ato vendosën një herë e mirë pikat mbi ‘i’ rreth raportit të tyre.

Bora ka konfirmuar se do prezantojë ‘Dancing with the stars’ këtë sezon teksa nuk dihet nëse do vijojë me ‘Për’puthen’.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0033249855041504