INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sherr i përgjakshëm! Përleshje me tavolina në mes të koncertit, Alban Skënderaj detyrohet të ndalojë performancën [VIDEO]

Sherr i përgjakshëm! Përleshje me tavolina në mes të koncertit, Alban Skënderaj detyrohet të ndalojë performancën [VIDEO]

Publikuar më: 09:21 26-07-2019

Alban Skënderaj është një ndër artistët më të mirë të tregut muzikor shqiptar. Aspak komercial, por një artist që nëpërmjet projekteve të tij muzikore dëshiron që të komunikojë me publikun dhe të përçojë ato që ndjen, ku mund të gjejnë veten shumica e njerëzve. 

Së fundmi, mbrëmjen e kaluar këngëtari ka qenë i ftuar special në “Beer Fest” që u organizua në Prishtinë.

Të gjithë e dimë se në koncertet e tij argëtohemi duke kënduar dhe kërcyer nën ritmet e  këngëve të tij , por kjo gjë nuk ka ndodhur mbrëmjen e djeshme.

Teksa Albani po performonte një nga këngët e tij, ai është detyruar ta lërë atë në mes, pasi disa të rinj kanë nisur të përleshen në mes të koncetrit dhe këngëtarit nuk i ka pëlqyer aspak kjo gjë.

Në videon e publikuar nga “Telegraf” dëgjohet zëri i këngëtarit, i cili ju kërkon të ndalojnë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30 e cila ka përfshirë të rinjtë, të cilët nuk kanë nguruar as të godasin njëri-tjetrin me tavolinat provizore.

Mësohet se lidhur me këtë rast policia ka arrestuar 6 persona të përfshirë në ngjarje.

 

20190726-082434-720x1480 from sonila on Vimeo.

aa.png

b777bac7790072ef339ced2ea2d584d3_L.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037569999694824