INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shembja e banesave tek Astiri. Rama ka këtë mesazh për banorët që mbështesin vendimin [VIDEO]

Shembja e banesave tek Astiri. Rama ka këtë mesazh për banorët që mbështesin vendimin [VIDEO]

Publikuar më: 10:38 30-11-2018

Prej tre javësh banorët e Astirit po protestojnë kundër shembjes së banesave të tyre, pa një dëmshpërblim. Madje kjo është kthyer edhe një beteje politike mes shumicës dhe pakicës. Opozita i ka mbështetur që ditën e parë banorët, ndërsa ka qenë prezente në çdo protestë të tyre. Por shumica është shfaqur e palëkundur në projektin e saj për ndërtimin e Unazës së Madhe. Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të publikojë një video, ku një banorë i kësaj zone jo vetëm që ka pranuar që të shembet banesa e tij por ka qenë pikërisht ai që e ka shembur.

Edi Rama:
“MIRËMËNGJES ?
dhe me këtë reflektim qytetar të Ukë Çelkolajt, i cili zgjodhi të kontribuojë për zgjidhjen e ngërçit të sajuar artificialisht tek Unaza e Re, duke dhënë një shembull kuptimplotë për të gjithë bashkëqytetarët e atij komuniteti, ju uroj një ditë të qetë ?”

Article Logic
Execution time: 0.0038859844207764