INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shau Elvana Gjatën 14 vite më parë, Noizy tregon si i ka marrëdhëniet sot me këngëtaren

Shau Elvana Gjatën 14 vite më parë, Noizy tregon si i ka marrëdhëniet sot me këngëtaren

Publikuar më: 12:25 06-08-2022

14 vite më parë, Noizy në një prej këngëve të tij ka sharë këngëtaren Elvana Gjata, e cila në atë kohë ishte pjesë e grupit “Baba Star”. Kjo bëri që mes artistëve të kishte edhe një hatërmbetje, duke vazhduar deri vonë.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Noizy ka zbuluar se tashmë gjërat mes tyre janë sqaruar.

“Kemi folur me Elvanën. Noizy i dikurshëm, i 2008-ës, e ka bërë një këngë që quhet “Jena mbretër” edhe është përmendur pak Elvana aty, të cilën e kemi diskutuar dhe i kam thënë që ka qenë thjesht një këngë. Ajo këngë tashmë është himn i çdo diskoje. Unë kam gjithë ato vite karrierë dhe atë këngë akoma duhet ta këndoj. Do doja shumë të mos e kisha përmendur, sepse është një vajzë shumë e mirë, vajzë fantastike”, ka thënë reperi. 

Më tej, Noizy i pyetur rreth një bashkëpunimi mes tyre, ka deklaruar: “Po, e kemi diskutuar. Nuk dua ta mbyll karrierën pa patur një këngë me Elvanën”.

Article Logic
Execution time: 0.0039639472961426