Në Serbi mesa duket çështjen Shaqiri e kanë marrë mjaft seriozisht dhe festimet e tij me duart në formë shqiponje, duket se i kanë lënë ata mjaft të irrituar.
Së fundmi është gazeta “Kurir”, e cila etiketon 27 vjeçarin nga Gjilani. Lidhja që ajo bën për të dalë në përfundimin se Shaqiri gjuhën e tij amtare e ka serbe është mjaft e çuditshme.
Ata kapen pas faktit që ai nuk iu përgjigj pyetjes së gazetarit serb pas ndeshjes Liverpool – Crvena Zvezda, të cilën ai e kuptoi shumë mirë dhe kjo e bën të “qartë si drita e diellit” se ai flet shkëlqyeshëm në gjuhën e vendit ku është lindur, sipas gazetës serbe.
Kjo fantazi e çmendur është mbështetur edhe mbi komentin që lojtari ka lëshuar te komenti i ish-shokut të skuadrës te Stok, Erik Pieters, ku i shkruante. “Polako brate” (Ngadalë vëlla). Në komente atij i janë vërsulur: “E kujtove origjinën dhe gjuhën tënde amtare”, ishin disa nga komentet e tifozëve serbe.








23 Apr 2026 





