INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shakira fiton zemrat e fëmijëve, shpërndan videot e tyre të mrekullueshme duke kërcyer “La Bicicleta” [VIDEO]

Shakira fiton zemrat e fëmijëve, shpërndan videot e tyre të mrekullueshme duke kërcyer “La Bicicleta” [VIDEO]

Publikuar më: 18:08 14-08-2016

Kënga më e re e Shakira dhe Carlos Vives “La Bicicleta” është shndërruar në një hit jo vetëm për të rriturit, por edhe për fëmijët. Këngëtarja kolumbiane ka filluar të shpërndajë video në Instagramin e saj, të fansave të vegjël, duke kërcyer këngën “La Bicicleta”. Duket sikur Shakira ka fituar zemrat e fëmijëve të vegjël, të cilët kanë realizuar video të mrekullueshme nën ritmet e këngës së këngëtares 39 vjeçare. Ajo u ka kërkuar prindërve të postojnë video të fëmijëve të tyre duke përdorur hashtagun  #LaBicicletaKids dhe u ka premtuar se do të shpërndajë më të preferuarat.

Kjo fushatë në Instagram, filloi me vajzën e Ivan Rakitic, i cili është shok skuadre me bashkëshortin e Shakirës, Gerard Pique.

Ja disa nga videot më të bukura që ka zgjedhur Shakira:

Article Logic
Execution time: 0.0036778450012207