INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Serbët s'i lanë gjë pa thënë, këngëtarja shqiptare i acaron më keq: Mësoni gjuhën shqipe…[FOTO]

Serbët s'i lanë gjë pa thënë, këngëtarja shqiptare i acaron më keq: Mësoni gjuhën shqipe…[FOTO]

Publikuar më: 17:32 25-07-2020

Këngëtarja e njohur, Vesa Luma është një nga përkrahëset e nismës kundër “Apple”, për vendosjen e Kosovës në hartë, por duket se kjo ka ndikuar në nxitjen e ndjekësve të saj serbë të cilët kanë shkruar komente negative ndaj saj.

Këngëtarja nuk ka ngurruar të ndajë me publikun komentet dhe të japë edhe një mesazh për ta. Në një postim në story, Luma thotë se mund t’i bllokonte komentet e tyre negative, por i ka lënë për t’i treguar gjithë botës se çfarë race janë serbët sipas saj.

Gjithashtu ajo i ka ironizuar dhe iu ka sugjeruar të mësojnë të lexojnë në gjuhën shqipe , në rast se nuk e kuptojnë mesazhin e saj, që të dinë të flasin gjuhën më të vjetër në botë.

“A din si eshte puna…une muj me punesu dikon me nejt gjithe diten tu ju blloku raportu, ama fillimisht du mi ja bo botes me dije cfare rrace jeni JU…ju vazhdoni… Google translate nese doni me marr vesh (ose ma mire, mesojeni gjuhen shqipe, pse jo.. eshte nje nder gjuhet ma te vjetra ne bote”,-shkruan Luma.

c3f53dd6-2065-42f7-af6f-6aee7316cf51-1.jpg

 

Vesa Luma ka përkrahur fort kauzën e ngritur në rrjet, që është konkretizuar edhe në një peticion që deri më tani ka arritur në mbi 80 mijë firma online, e po ashtu në rrjetet sociale vazhdon të bëjë thirrje për një reflektim nga gjiganti i prodhimit të telefonave.

Article Logic
Execution time: 0.0034670829772949