INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Serbët pas vizitës së Erdogan: Marrëdhëniet e Turqisë me Shqipërinë e Kosovën janë ftohur [VIDEO]

Publikuar më: 17:08 13-10-2017

Të kënaqur nga vizita e presidentit të Turqisë Rexhep Taip Erdogan dhe nga nënshkrimi i 16 marrëveshjeve të bashkëpunimit, politikanët serbë kanë nxituar të aludojnë për një ftohje të marrëdhënieve mes shteteve shqiptare dhe Turqisë. Ministri për Turizëm e Telekomunikacion i Qeverisë serbe Rasim Lajiç ka thënë se ka një ftohje marrëdhëniesh mes turqve dhe shqiptarëve. "Partnerët turq më kanë thënë se marrëdhëniet e Turqisë me Shqipërinë e Kosovën nuk janë të atilla siç kanë qenë deri te përpjeka e grusht shtetit dhe se është e qartë se ka njëfarë ftohje marrëdhëniesh”-është shprehur ministri. Por a janë ftohur marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Turqisë. Të dhënat e INSTAT tregojnë se tregtia mes dy vendeve është rritur ndjeshëm gjatë vitit 2016. Ekspertët thonë se ndikimi turk në ekonominë e Ballkanit është në një fazë rritje të jashtëzakonshme. E për ta çuar edhe më tej prespektivën e saj ekonomike në rajon Turqia zhvilloi takimet në Serbi. Ndërsa ka komentuar marrëveshjet ekonomike të nënshkruara mes dy vendeve Lajiç tha se nuk ka vend që nuk dëshiron të krijojë bashkëpunim me Turqinë, e cila ka 80 milionë banorë. Më tej ai ka vlerësuar se mes Serbisë dhe Turqisë ka marrëdhënie të shkëlqyera politike, e se investimet e mëdha do të bëjnë të mundur që së shpejti të hapen mijëra vende të reja pune.

Article Logic
Execution time: 0.0037860870361328