INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sytë e një ëndërrimtari sfidojnë Donald Trump

Sytë e një ëndërrimtari sfidojnë Donald Trump

Publikuar më: 17:14 13-10-2017

Të sfidosh presidentin e SHBA-së Donald Trump nuk është e lehtë, por vendimet e tij i kanë bërë njerëzit  edhe më të guximshëm. 

Vepra e artit e titulluar nga artisti frances ‘Pikniku gjigand’ sfidon murin me Meksikën aq shumë të dëshiruar nga manjati .

Artisti frances provokon duke ndërtuar dy sy të mëdhenj të një fëmije meksikan.

Mesazhi është i qartë ‘Dy sy të mëdhenj, sytë e një ëndërrimtari. Një ëndërrimtar që nuk do mure’.

Që prej kohës kur erdhi në krye të Shtëpisë së Bardhë Presidenti Trump u zotua se do të ndërtojë një mur në kufi me Meksikën si një mënyrë e cila do të ndalojë emigracionin e paligjshëm.

Por një vendim i tillë ka acaruar edhe raportet bilaterale me Meksikën, pasi sipas manjatit do të jetë kjo e fundit e cila duhet të paguajë për ndërtimin e murit.

Article Logic
Execution time: 0.0039041042327881