INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Serbia ulet në dy karrige. Serbët përqafojnë ndërkombëtarët por dhe Putinin[VIDEO]

Serbia ulet në dy karrige. Serbët përqafojnë ndërkombëtarët por dhe Putinin[VIDEO]

Publikuar më: 18:13 18-12-2017

Serbia ka vendosur të luaj fuqishëm në arenën ndërkombëtare. Presidenti Aleksandër Vuçiç  është nisur drejt Rusisë ku do të zhvilloj një takim tre ditor. Duke folur më herët për mediat serbe Vuçiç e konsideroi  takimin që do të zhvillojë të martën me presidentin Putin, si një ngjarje "të madhe dhe të rëndësishme". Ndërkohë kryeministrja serb Ana Brnabiç po zhvillon një vizitë pune në Bruksel me ftesë të shefes së politikës së jashtme të BE Mogherini. Duket se  Serbia nuk ka ndërmend të dëgjoj thirrjet e diplomatëve amerikanë për të mos u ulur në dy karrige.  Dhe vizita e Vuçiç vjen në kohën kur  Serbia është nën presion për lidhjet dhe marrëdhëniet e saj me Rusinë dhe u kërkua "të mos ulej në dy karrige". Vuçiç tha se vendi i tij ishte "ulur në karrigen serbe" dhe se vendi ishte "i vendosur në mënyrë të qartë për t'u bashkuar me BE-në, por edhe për bashkëpunim me Rusinë" dhe kurrë nuk do të vendoste për sanksione ndaj Rusisë. Mediat serbe shkruajnë se “përmirësimi i mëtejshëm i bashkëpunimit ushtarak do të jetë i lartë në agjendën e dy presidentëve". Vuçiç ka shprehur interes për sistemet më moderne të raketave ruse kjo temë mund të shfaqet edhe në bisedat e tij në Kremlin. Promovimi i bashkëpunimit ekonomik do të jetë gjithashtu një nga temat më të rëndësishme, veçanërisht energjia, dhe brenda kësaj perspektive, përfshirja e Serbisë në projektin e Rrjedhës Turke, si dhe furnizimet me gaz.

Article Logic
Execution time: 0.0038869380950928