INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Serbët “luajnë mendsh”! Shaqiri i jep fitoren Zvicrës, feston me SHQIPONJË dhe u tregon muskujt! [VIDEO]

Serbët “luajnë mendsh”! Shaqiri i jep fitoren Zvicrës, feston me SHQIPONJË dhe u tregon muskujt! [VIDEO]

Publikuar më: 20:54 22-06-2018

Shqiponja mund serbët në Rusi! 

Momente krenarie edhe për ne shqiptarët në Kupën e Botës. Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri kanë ngritur peshë të gjithë shqiptarët, duke shënuar dy gola spektakolarë ndaj Serbisë. Falë golave të tyre Zvicra mori 3 pikëshin në një takim që pritej më vëmendje dhe interes të veçantë e kjo prej faktit se në përbërjen e Zvicrës ishin 4 futbollistë me origjinë shqiptare, e ndiznin akoma edhe më tepër këtë takim. Serbia kaloi e para në avantazh në fillimin e lojës, teksa gjuajta me kokë e Mitroviç u ndal në mënyrë të bukur në rrjetën kundërshtare.

Golit të sulmuesit serb iu përgjigj Granit Xhaka, teksa mesfushori me një goditje nga distanca, ka shtangur portierin Stokojviç. Festa e Xhakës ishte për kornizë, pasi futbollisti ka bërë shqiponjën pas realizimit të tij.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe në rastin e Shaqirit, teksa ky i fundit ka mposhtur sërish Stojkoviç duke festuar me shqiponjë. 

 

Article Logic
Execution time: 0.0035660266876221