INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Seksi,

Seksi, "nutella" dhe video-lojërat mund të jenë të rrezikshme kur kirjojnë varësi, ja futbollistët që vuajnë

Publikuar më: 21:50 22-11-2018

Të gjithë kemi varësitë tona në jetë. Kjo nuk ndryshon as tek futbollistët, të cilët edhe pse duken perfektë në formën tyre fizike në fushën e blertë, jashtë saj kritikohen shpesh. Varësia çon në dëmtimin e shëndetit dhe pikërisht e njëjta gjë ndodh edhe me këta futbollistë, që kemi listuar më poshtë:

Pijet energjike

Lojtari i Leiçester dhe i kombëtares angleze, Xhimi Vardi, ka një varësi ndaj pijes energjike “Red Bull”. Anglezi sapo zgjohet konsumon një pije të tillë, ndërkohë që para çdo ndeshjeje ai pi tre “Red Bull”.

Madje, lojtari i kombëtares së “Luanëve” kishte marrë me vete shumë pije energjike edhe gjatë Kupës së Botës “Rusi 2018”.

Rrjetet sociale

Pep Guardiola nuk i ka kursyer kritikat në drejtim të lojtarit të tij Benxhamin Mendi, për shkak të varësisë ndaj rrjeteve sociale. “Mendi ka shumë gjëra për të përmirësuar dhe duhet t’i harrojë disi rrjetet sociale dhe të fokusohet më tepër në fushën e lojës”, pati deklaruar trajneri spanjoll për mbrojtësin e krahut.

Ndërkohë që përgjigjja nga Mendi erdhi sigurisht në rrjetet sociale, duke cituar fjalët e teknikut ku më pas premton se do të qëndrojë larg rrjeteve sociale.

“Nutella”

Futbollisti i Verder Bremenit, Maks Kruse, ka pranuar se konsumon në sasi “industriale” dhe se është kritikuar shumë për varësinë e tij ndaj çokokremit Nutela nga tifozët, nga klubi dhe nga trajneri i kombëtares gjermane.

Kjo, pasi konsiderohet si një ushqim jo i përshtatshëm për një atlet.

Video-lojërat

Osman Dembele kalon orë të tëra, duke luajtur “FIFA” apo “PES” dhe duket se është tërësisht i varur prej këtyre video-lojërave.

Madje, kjo varësi duket se po bëhet edhe problem për karrierën e sulmuesit të Barcelonës, pasi lojtari paraqitet me vonesë në stërvitje.

Seksi

Në Mbretërinë e Bashkuar është një personazh shumë i dashur, që i ka shqetësuar të gjithë fansat e tij për jetën e tij private. Rajan Gigs shfaqej rregullisht në faqet e para të gazetave për skandalet e tij me femra të shumta, ndër të cilat ishte edhe gruaja e vëllait të tij.

Ish-lojtari i Mançester Junajtid, i shtyrë edhe nga gruaja e tij, vendosi që të ndjekë një rrugë rehabilitimi nga varësia ndaj seksit.

Article Logic
Execution time: 0.0039799213409424