INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Sekreti im!', Shumë kohë larg medias, Olsi Bylyku publikon foto me partneren: Ajo që mbajti të vërtetat…

'Sekreti im!', Shumë kohë larg medias, Olsi Bylyku publikon foto me partneren: Ajo që mbajti të vërtetat…

Publikuar më: 10:33 01-12-2025

Këngëtari Olsi Bylyku ka ndarë me ndjekësit një moment nga udhëtimi i tij me tren, ku shihet bashkë me partneren e tij, Denadën, të mbështetur te njëri-tjetri në qetësi të plotë.

Fotoja bardh e zi, e thjeshtë por shumë emocionale, ka tërhequr vëmendjen e publikut për shkak të mesazhit që Olsi ka vendosur mbi të.

Në postim, ai shkruan: “‘My secret’, who has carried my truths for years on this long battle for success, quietly enjoying the peace of a train ride”.

Që në shqip do të thotë: “‘Sekreti im’, ajo që ka mbajtur të vërtetat e mia për vite me radhë në këtë betejë të gjatë drejt suksesit, duke shijuar në heshtje paqen e një udhëtimi me tren”.

 

olsi.jpeg

 

Lidhja e tyre, e zbuluar fillimisht nga mediat, është pranuar gradualisht nga çifti, por Denada ka zgjedhur të qëndrojë larg kamerave.

Me këtë postim, Olsi konfirmon se ajo ka qenë krah tij në çdo sfidë profesionale dhe personale gjatë këtyre viteve.

Article Logic
Execution time: 0.0033609867095947