INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Se paskemi ditur! Pas ndarjes nga jeta të reperit Mac Miller, del në skenë e dashura ''sekrete'', po Ariana Grande e dinte? [FOTO]

Se paskemi ditur! Pas ndarjes nga jeta të reperit Mac Miller, del në skenë e dashura ''sekrete'', po Ariana Grande e dinte? [FOTO]

Publikuar më: 19:21 09-09-2018

Të premten që lamë pas u nda nga jeta reperi i njohur Mac Miller. 26-vjeçari ka pasur në një lidhje 2-vjeçare me këngëtaren e njohur Ariana Grande, lidhje e cila mori fund pak muaj më parë.

Mac Miller ishte një reper shumë i dashur në industrinë e muzikës dhe pas lajmit për vdekjen e tij, të famshmit nisën të shpreheshin sesa shumë i ka prekur jetën e tyre kjo ngjarje. Një nga personazhet e njohur në “YouTube”, Tana Mongeau, i la ndjekësit e habitur, pasi zbuloi se ajo ishte në një lidhje sekrete me Mac para se të ndërronte jetë.Fillimisht ajo shkroi në “Tëitter”, se nuk mund ta besonte ngjarjen pasi kishte folur me një natë më parë.

“Ai ishte kaq i fortë, i qeshur dhe i talentuar, gjërat e vogla që më bënin për të buzëqeshur, zëri i tij do të mbetet në kokën time përgjithmonë”, shkroi ajo.Më pas ajo postoi në Instagram një mesazh privat të shkëmbyer me reperin, ndërsa bëri një dedikim prekës.“Një javë më parë… Malcolm James të doja. Pata privilegjin që të doja për vite dhe më pas të të njihja dhe të zbuloja se ishe më i mirë sesa të kisha ëndërruar. Më bëre të ndjeja diçka. Ishe i ëmbël me mua çdo sekondë, kishe këtë dashuri për jetën dhe për atë që bëje, që më bënë të bija 10 herë më shumë në dashuri. Ndjeja sikur njihja çdo pjesë të shpirtit tënd, por nuk ia kisha idenë as të gjysmës së asaj që t’i po kaloje. Doja të vija në shtëpinë tënde mbrëmë… Shpirti im është i copëtuar … Çfarë nuk do të bëja që të vendosje flokët pas veshit tim dhe të më puthje për herë të fundit .. Të dua Malcolm”, shkroi Tana.

TA.jpg

tan.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0041239261627197