INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sazan: Shpëtohen në mes të detit dy persona

Sazan: Shpëtohen në mes të detit dy persona

Publikuar më: 10:29 07-03-2017

Një shqiptar dhe një Italian kanë shpëtuar mrekullisht mbrëmjen e së ghënës nga forcat detare, në mes të detit. Sipas të dhënave të policisë së qytetit të Vlorës, Forcat Detare kanë arritur të shpëtojnë dy shtetas, të cilët ndodheshin në një gomone në një distancë rreth 5 milje në veriperëndim të ishullit të Sazanit.
Mësohet se Bledar Zini Janushaj, nga Vlora dhe shtetasi italian Atilo Giuzepe Dibello, ishim nisur nga brigjet italiane në drejtim të Shqipërisë me gomone, por pranë Sazanit kanë qenë në vështirësi për t’u mbytur dhe menjëherë kanë kërkuar ndihmë.
Rreth orës 21:10 të mbrëmjes së kaluar, Forca Detare janë njoftuar për rastin nga Policia e Vlorës dhe nxorën menjëherë në operacion shpëtimi anijen e gatshme të rojës bregdetare “Mati”.
Mësohet se në orën 22:50 anija “Mati” arriti të gjejë e lokalizoj skafin, ndërsa ka kryer disa herë manovra për të bërë të mundur tërheqjen e skafit, por për shkak të motit tepër të rënduar është rënduar situate. Dy personat në bordin e skafit njoftuan se mjeti lundrues po merrte ujë dhe si rrjedhojë rrezikonin jetën. Ndërkohë vetëm në orën 00:35 është bërë i mundur që dy personat të shpëtoheshin. Fatmirësisht gjendja shëndetësore e dy shtetasve është e mirë. Dy personat u shoqëruan drejt Triportit, ndërsa skafi u mbyt afërsisht 2,2 milje në veriperëndim të Sazanit.

Dy personat janë shoqëruar në polici, por nuk ka detaje të tjera përveç faktit se gomonia ishte nisur nga Italia.

Article Logic
Execution time: 0.0034449100494385