INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alarmi: SHBA nis mbrojtjen nga Koreja e Veriut

Alarmi: SHBA nis mbrojtjen nga Koreja e Veriut

Publikuar më: 10:02 07-03-2017

Ushtria amerikane tha se ka nisur vendosjen e një sistemi të mbrojtjes raketore në Korenë e Jugut. Sistemi THAAD është projektuar për mbrojtje nga kërcënimet e Koresë së Veriut.

Ky veprim vjen një ditë pasi Kim Jong-un ka lëshuar katër raketa balistike, duke thyer sanksionet ndërkombëtare.

“Veprimet e vazhdueshme provokuese nga Koreja e Veriut vetëm se konfirmojnë maturinë e vendimit tonë, vitin e kaluar, për të vendosur sistemin THAAD në Korenë e Jugut”, tha admirali Harry Harris, komandant i Komandës amerikane të Paqësorit.

Sistemi THAAD ndërpren dhe shkatërron raketa balistike, me rreze të shkurtër dhe të mesme veprimi, gjatë fluturimit.

Koreja e Veriut ka lëshuar të hënën katër raketa me rreze të mesme, tri prej të cilave kanë fluturuar rreth 1,000 kilometra dhe kanë zbarkuar në ujërat japonezë.

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, tha se “vendi i tij nuk do t’i lejojë këto shkelje”.

“Ky lëshim i raketave tregon qartë se Koreja e Veriut përbën një nivel të ri të kërcënimit”, tha Abe.

Article Logic
Execution time: 0.0034229755401611