Sarah Berisha është një nga ish-banoret e “Big Brother VIP”, e cila la gjurmë në format duke u kthyer në nja nga vajzat më të pëlqyera të publikut. Së fundmi, e ftuar në emisionin “Wake Up”, blogerja ka treguar se çfarë do të kishte bërë ndryshe në eksperiencën e saj në shtëpinë më të famshmë të Shqipërisë. Ajo u shpreh se do të dontë të kishte përballuar më mirë debatet e në mënyrë më të fortë.
“Tek vetja do kisha ndryshuar të kisha qenë më e fortë, ti kisha përballuar debatet më mirë. Sikur t’i kisha bërë më shumë ballë debateve dhe të mos e kisha vrarë mendjen për njerëzit jashtë. Dy javët e para nuk kam qenë dhe aq aktive, isha shumë e përhumbur dhe thoja çfarë dua këtu. Gjënë tjetër, të gjithë eksperiencën e kam shijuar shumë.”- është shprehur ajo.